Rreth kompanisë Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce. Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000. Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë  biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend, duke u ofruar klientëve të saj, cilësi të produkteve me çmimet më konkurruese.  Sot, Petrol Company operon rrjetin e 28 stacioneve, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht në tërë Kosovën, dhe çdo stacion vizitohet nga mesatarisht mbi 1000 konsumatorë në ditë. Të gjitha pikat janë të aneksuara me dyqane, të pajisura plotësisht me pakicë, një pjesë e këtyre pikave janë të pajisura me restaurante të cilat, ofrojnë cilësinë më të lartë të ushqimit në tregun e Kosovës. Petrol Company sh.p.k në kuadër të saj ka edhe kontrollim teknik të automjeteve në qytetin e Prishtinës.  Petrol Company është lider tregu në furnizimin e korporatave dhe institucioneve më të mëdha në Kosovë, me portofolin aktual të rreth 400 marrëveshjeve aktive të blerjes dhe të furnizimit.  Ne aktualisht operojmë me 15 kamionë të cilët janë në pronësi të kompanisë sonë, dhe gjithashtu kemi 15 kamionë të punësuar me autobotë. Deponia (baza) është plotësisht e pajisur më sistemin më të sofistikuar të digjitalizimit me një kapacitet total për ruajtjen e 6000 m3 , të ndërtuara në përputhje me standardet e BE-së, dhe të vendosura në Dobrevë vetëm 6 km distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari". Kapaciteti i magazinimit të kompanisë për ruajtjen e karburantave është i organizuar si: 800 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e gazit (GLN), 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e benzinës, 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e naftës, 1500 m3 janë caktuar për ruajtjen e naftës së rëndë dhe 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e Jet A1 karburantit (kerozinës). Ekipet tona prej rreth 300 të punësuar, janë të trajnuar me standardet më të larta të kujdesit ndaj klientëve dhe rregullisht marrin pjesë në seminare së paku 2 herë në vit, në varësi të gradës së tyre në skemën organizative të kompanisë. Si rezultat i punës dhe përkushtimit të të gjithëve, ne gjithmonë sigurohemi që konsumatorët tanë të jenë të kënaqur më shërbimet e ofruara nga stafi jonë, dhe një nga prioritetet kryesore është shëndeti dhe siguria e stafit tanë, klientëve dhe publikun e gjerë. Ne jemi krenarë të deklarojmë se të gjithë në Petrol Company jetojnë dhe frymojnë vlerat e mësipërme, dhe si një ekip, ne të gjithë angazhohemi në arritjen e vizionit të pronareve Jusaj, për t'u bërë biznesi më i madh dhe me më reputacion në vend.
Misioni Misioni i kompanisë sonë, është të ofrojmë derivate të kualitetit të lartë dhe korrektësi të garantuar, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve. T’i edukojmë klientët tonë, që të kursejnë buxhetin e tyre familjar, sepse duke u furnizuar tek ne, veç çmimeve më të lira në treg, litri është litër, siç është edhe moto e Petrol Company. 
Vizioni Vizioni ynë për të ardhmen është zgjerimi i mëtejshëm dhe objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin vit pas viti. Fuqisë sonë financiare i kanë dhënë vlerë klientët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët. Kemi staf energjik dhe të përkushtuar, për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë si pjesë e një kompanie të madhe siç jemi ne.
Leposaviq Mitrovicë Podujevë Vushtrri Skenderaj Istog Pejë Klinë Drenas Prishtinë F.Kosovë Kamenicë Lipjan Gjilan Ferizaj Malishevë Rahovec Gjakovë Prizren Dragash
Depozitat / Deposits - Dobreve
PIKA KARBURANTI Pronë e Petrol Company
FRANCHISING Përdorimi i brendit Petrol Company
Kontraktorët Kontraktorët që kryejnë shërbime për Petrol Company
SHITJE E DERIVATEVE
SHITJE E DERIVATEVE PETROL COMPANY ju siguron derivate të cilësisë më të lartë se ndonjë nga konkurrentët e kësaj indrustrie. Qëllimi ynë, është që të jemi zgjidhja më e mirë e klientëve për automjetet e tyre. Derivate
BE HAPPY RESTAURANT
BE HAPPY RESTAURANT Si kompani , në pikat e shitjes së naftës, ne ju ofrojmë klientëve tonë edhe vendin ku mund të ushqehen dhe të relaksohen.Ushqimi dhe pijet i plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe
ONE STOP SHOP MARKET
ONE STOP SHOP MARKET Në pikat e shitjes së naftës, ofrojmë produkte ushqimore dhe shërbime, të cilat përmbushin nevojat e konsumatorëve.Tregohet shumë kujdes për cilësinë, shumëllojshmërinë dhe për çmimet më të lira në
KONTROLLIMI TEKNIK
KONTROLLIMI TEKNIK Për t'i siguruar nevojat e klientëve tonë, ofrojmë shërbim të shkëlqyer të kontrollimit teknik, të automjeteve të vogla dhe të mëdha deri në 3.5 ton. Gjindemi tek pika jonë në Arbëri në Magjistralen
Në natën e Fiter Bajramit, Petrol Company shpërndanë 85 pako ushqimore për familjet skamnore Petrol Company vazhdon me aktivitetet e sajë humanitare, dhe sot Petrol Company në këtë natë të Fiter Bajramit nuk i harrojë edhe familjet në nevojë dhe fëmijët jetim, ku vendosi ti shpërndajë 85 pako ushqimore për 85 familje në nevojë. Shpërndarja e pakove u bë në bashkëpunim me përfaqësusesit e Komunës së Fushë Kosovës. Shumë urime dhe falenderime të shumta pat nga këto familje drejtuar Petrol Company-se, për ndihmën që ju është ofruar në këtë natë Bajrami dhe që nuk janë harruar. Petrol Company sot vizitojë edhe familjën Bajrami ku ju dërgoj pako ushqimore, familje të cilës pak ditë më parë Petrol Company dhurojë çelsat e shtëpisë, gjest i cili u prit shumë mirë nga Besimi kryefamiljari. Përfaqësuesit e Petrol Company thanë që nuk do të jetë hera e fundit që jemi afër këtyre familjeve, ne do të jemi një ndihmesë për këto familje kohë pas kohe sa herë të jetë e nevojshme e sidomos festave. Në anen tjetër përfaqësuesit e Komunës së Fushë Kosovës falenderuan Petrol Company qe vazhdimisht kontribon në këto familje dhe bashkëpunon me Komunen e Fushë Kosovës.
Petrol Company vendos që 1 Qershorin ta pres me fëmijët në Klinikën e Pediatrisë Si duket ky muaj paska qenë muaji ku Petrol Company paska menduar për të gjithë ata që kanë nevojë të ndihmohen dhe të vlerësohen, sepse Petrol Company po vazhdon me aktivitetet e saj humanitare.Të gjithë e dimë që këtë javë Petrol Company ka dhuruar çelësat e shtëpisë 5 dhomëshe familjes 10 anëtarëshe Bajrami si dhe kontratën e punës kryefamiljarit Besim Bajramit, kurse sot me 1 Qershor Petrol Company mendojë edhe për fëmijët, mirëpo këtë rast për fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë, fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë me konkretisht në repartin e leukemisë, me qëllim për të shënuar ditën e tyre -1 Qershorin së bashku me ta. Petrol Company zgjodhi një mënyrë shumë të mirë që t’u dhurojë të gjithë fëmijëve dhurata të ndryshme për mosha të ndryshme në këtë repart, duke dërguar aktoren e dashur për fëmijë Adriana Matoshi (Sasa) si dhe maskota figurat më të dashurat për ta, ku po besojmë që të gjithë fëmijët kanë kaluar qaste të lumtura. Petrol Company u kujdes edhe për mëngjesin e të gjithë fëmijëve duke ju dërguar ushqimin nga brendi i tij i Restoranteve Be Happy. Përgëzojmë Petrol Company për të gjitha këto vepra humane. 
Qysh me u kyç në aplikacion nëse je klient ekzistues në Petrol Company ? Qysh me u kyç në aplikacion nëse je klient ekzistues në Petrol Company dhe me e shiku historikun e furnizimeve? Kliko butonin “Kyçu” Shkruani numrin e telefonit Shkruani kodin prapa kartelës Pas kyçjesnë aplikacion, ju do të mund të shikoni informatat si: Zbritjet e përgjithshme Zbritjet në 30 ditët e fundit Të gjithë historikun tuaj Historikun e 30 ditëve të fundit Të filtroni historikun për data të caktuara T'i shikoni të gjitha ofertat e Be Happy dhe One Stop Shop Shkarkoni aplikacionin duke klikuar linkun më poshtë: Play Store: https://bit.ly/3lq2h5D App Store: https://apple.co/34Bm5w3
Si të regjistrohesh në aplikacionin e Petrol Company ? Regjistrohuni në aplikacionin e Petrol Company - së me dy hapa të thjeshtë: Shkruani të dhënat tuaja Pranoni kushtet e përdorimit Shkarkoni aplikacionin duke klikuar linkun më poshtë: Play Store: https://bit.ly/3lq2h5D App Store: https://apple.co/34Bm5w3
PETROL COMPANY SHPËRNDAN 90 PAKO PËR FËMIJËT ME ASISTENCË SOCIALE NË FUSHË KOSOVË        Petrol Company ka shpërndarë dhurata për 90 fëmijët me asistencë sociale në Fushë Kosovë. Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Fushë Kosovë, z. Abaz Gjigolli ka falënderuar pronarët e “Petrol Company” Shkëlzen dhe Hysni Jusaj, dukë thënë se me këto dhurata janë gëzuar fëmijët dhe familjet me asistencë sociale. E, për kontributin që ka bërë “Petrol Company”, drejtori Gjigolli ka ndarë edhe një mirënjohje për ta si shenjë falënderimi.
PETROL COMPANY SHPËRNDAN PAKO ME DHURATA PËR FËMIJËT ME AUTIZËM Petrol Company shpërndan pako me dhurata për fëmijët me autizëm. Përfaqësuesja e Petrol Company Afërdita Shala, ka shpërndarë dhuratat për fëmijët me autizëm ajo ka thënë se kjo është më e pakta gjë që mund të bëjnë, duke shtuar se iniciativa të tilla do të kenë edhe në vitet e ardhshme. Drejtoresha e terapisë në Shoqatën e Autizmit, Sunita Kurti, duke falënderuar stafin e Petrol Company, ka thënë se dhuratat që kjo kompani ka sjell për fëmijët e kësaj qendre janë të mirëseardhura.
PETROL COMPANY BËN 8 FAMILJE ME SHTËPI Petrol Company përmes kampanjës humanitare 1 cent për cdo litër ka bërë ndërtimin e shtëpisë për familjen 10 anëtarëshe nga Mitrovica. Ne si kompani kemi ndërtuar 8 shtëpi deri më tash për familjet të cilat kanë pasur nevojë dhe do vazhdojmë të ndërtojmë shtëpi të tjera në vitet në vazhdim. Çelësat për shtëpinë i dorëzoj vetë pronari z. Shkelzen Jusaj.
PETROL COMPANY SHPËRNDAN 85 PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET SKAMËNORE Petrol Company në natën e Fitër Bajramit nuk i harrojë edhe familjet në nevojë dhe fëmijët jetim, ku vendosi ti shpërndajë 85 pako ushqimore për 85 familje në nevojë. Shpërndarja e pakove u bë në bashkëpunim me përfaqësusesit e Komunës së Fushë Kosovës.
PETROL COMPANY BËN ME SHTËPI FAMILJEN HOTI Petrol Company përmes kampanjës humanitare 1 cent për çdo litër ka ndërtuar një shtëpi të re për familjen Hoti nga Skënderaji. Çelësat për shtëpinë i ka dorëzuar personalisht pronari z. Shkelzen Jusaj në prani të kryetarit të komunes Bekim Jashari i cili u shpreh se për shkak të vullnetit të mirë të njerëzve po bëhet me shtëpi edhe kjo familje.
PETROL COMPANY DORËZON ÇELËSAT E SHTËPISË PËR FAMILJEN HAJZERAJ NGA MITROVICA Petrol Company ndërton një shtëpi 5 dhomëshe për familjen Hajzeraj 11-anëtarëshe në Shipol të Mitrovicës. Avdyl Hajzeraj nga Mitrovica jetonte në kushte të vështira. Pa kulm mbi kokë dhe pa mundësi për të paguar qiranë e shtëpisë, jeta i kishte sfiduar shumë duke bërë që çdo ditë të ishte luftë për mbijetesë. Familja Hajzeraj nuk u bë vetëm me kulm mbi kokë, por edhe me të ardhura të sigurta mujore, pasi dy djem të kësaj familjeje janë punësuar në “Petrol Company”.
PETROL COMPANY DHURON 100 ÇANTA SHKOLLORE PËR FËMIJËT E SOS FSHATIT NË PRISHTINË Në prag të vitit të ri shkollor Petrol Company gëzoi fëmijët e SOS fshatit në Prishtinë duke dhuruar 100 çanta shkollore së bashku me material shkollor. Teuta Shala-Nazifi, menaxhere në Petrol Company, tha se përpos shpërndarjes së 100 çantave shkollore, sot do të vizitohet edhe një tjetër familje ku do të dhurohen çanta për 16 fëmijë të tjerë. 
PETROL COMPANY E BËN ME SHTËPI NJË VETERAN TË LUFTËS Petrol Company përmes kampanjës humanitare 1 cent për çdo litër ndërton shtëpinë për familjen e veteranit të luftës Xhevdet Veseli nga Kërrlica e Klinës. Çelësat e shtëpisë i dorëzoj vëllau i pronarit të Petrol Company z. Hysen Jusaj.
PËR BAJRAM , PETROL COMPANY BËRI ME SHTËPI DY FAMILJE NË GJAKOVË  Një ditë para festës së Kurban Bajramit Petrol Company bëri me shtëpi familjen 5 antarëshe të Latif Halilajt dhe familjen 2 antarëshe të Idriz Halilajt.Dorëzimin e çelësave të shtëpive i ka bërë vetë pronari z. Shkelzen Jusaj. 
PETROL COMPANY NDIHMON DOWN SYNDROME KOSOVA NË DITËN E FËMIJËVE Për ditën e fëmijëve, Petrol Company ka dhuruar donacion për rregullimin e ambientit të dhomës së trajtimeve për Shoqatën Down Syndrome Kosova. Kemi parë që shoqata kanë nevojë për një dhomë të terapisë së caktuar me inventar për tu kompletuar dhe te ndjehen pak më komod në kryerjen e terapisë së tyre. Pasi që veç kemi vendosur atëherë kemi marrë iniciativën së bashku me kolegët, duke bashkëpunuar gjithmonë me DSK dhe kemi vendosur ngjyrat edhe për gjithçka tjetër. Luljeta nga Down Syndrome Kosova, tregoi se 50 fëmijëve nga mosha 0 deri në 12 vjet marrin shërbime në këtë Shoqatë. Petrol Company nga restoranti i saj “Be Happy”, ka dërguar 15 shujta ushqimore.
PETROL COMPANY DHURON ÇELËSAT E SHTËPISË PËR FAMILJEN BLAKA NGA PEJA Përmes kampanjës humanitare nga 1 cent për cdo litër Petrol Company ka bërë ndërtimin e shtëpisë së katërt me radhë për familjet në nevojë në gjithë territorin e Kosovës. Këtë herë vetë pronari z. Shkelzen Jusaj dorëzoj çelësat e shtëpisë familjes Blaka nga Peja. Dorëzimi i çelësave është bërë në praninë e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri dhe perfaqësuesve të tjerë të Petrol Company.
PETROL COMPANY I DHURON SHTËPI FAMILJES DHJETË ANTARËSHE Petrol Company bashkë me klientët e saj të cilët kanë ndihmuar me cdo furnizim që kanë bërë është ndërtuar shtëpija për familjen dhjetë antarëshe nga Fushë Kosova çelësat e të cilës i dorëzoj vetë pronari z. Shkelzen Jusaj bashkë me kryetarin e komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha.
PETROL COMPANY NDAN 70 PAKO USHQIMORE PËR FAMILJET NË NEVOJË Petrol Company ka bërë shpërndarjen e 70 pakove ushqimore për familjet në nevojë në Komunën e Pejës, e kjo është bërë në prag të festës së Kurban Bajramit. Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Petrit Loci, ka falënderuar Petrol Company që kanë zgjedhur që për këtë festë të ndihmojnë qytetarët e kësaj komune
PETROL COMPANY DHURON QELËSAT E BANESËS FITUESIT TË LOJËS SHPËRBLYESE XHEVDET RAMAJ Petrol Company dorëzon çelësat fitusit të Banesës Xhevdet Ramajt nga Drenasi Petrol Company për gjatë gjithë vitit zhvilloi lojën shpërblyese ku dhuroi qindra shpërblime për çdo muaj për klientët e saj. Premia e gjithë kësaj loje ishte Banesë e premtuar për fundvit nga Petrol Company. Pikërisht në festat e fundvitit 48-të shpërblime u dhuruan për klientët e Petrol Company bashkë me preminë e kësaj loje që ishin çelësat e Banesës për fituesin Xhevdet Ramaj nga Drenasi. Çëlësat u dhuruan nga Kryetari i Organizatës “Konsumatori” Z. Selatin Kaqaniku në prani të Pronarit të Petrol Company z. Shkelzen Jusaj. Urime të ndryshme u drejtuan për pronarin dhe stafin punues të Petrol Company nga fituesi i banesës Xhevdet Ramaj, duke falenderuar për korrektësinë që ka kjo kompani transparencën dhe humanizmin qe ka treguar.
PETROL COMPANY NDËRTON SHTËPINË E FAMILJES AHMETI NGA FERIZAJI Dhurohen çelësat e shtëpisë së 7-të për familjen në nevojë të Ahmet Ahmetit në qytetin e Ferizajit Ta gëzoni shtëpinë familja Ahmeti, ndërsa Petrol Company do të troket edhe në dyert e familjeve tjera nevojtare.
PETROL COMPANY VIZITON PEDIATRINË PËR 1 QERSHOR Për 1 Qershor Petrol Company mendon edhe për fëmijët, mirëpo këtë rast për fëmijët të cilët kanë më së shumti nevojë, fëmijët të cilët janë të hospitalizuar në Klinikën e Pediatrisë me konkretisht në repartin e leukemisë, me qëllim për të shënuar ditën e tyre -1 Qershorin së bashku me ta. Petrol Company zgjodhi një mënyrë shumë të mirë që t’u dhurojë të gjithë fëmijëve dhurata të ndryshme për mosha të ndryshme në këtë repart, sebashku me aktoren Adriana Matoshi (Sasa) si dhe maskota figurat më të dashurat për ta, ku po besojmë që të gjithë fëmijët kanë kaluar qaste të lumtura
PETROL COMPANY SHPËRNDAN MBI 200 PAKO USHQIMORE Ne natën e Fitër Bajrami Petrol Company shpërndau për familjet në nevojë, 200 pako ushqimore për 200 familje. Shpërndarja e pakove u bë në bashkëpunim me Kryqin e Kuq, të cilët kanë bërë përzgjedhjen e familjeve në 10 Komuna dhe shpërndarjen e pakove në ato familje. Përveç pakove ushqimore, Petrol Company siguroi edhe derivatet për transport të këtyre pakove.
Apliko për punë
Emri dhe mbiemri:
Gjinia:
Data e lindjes:
Adresa dhe qyteti ku banoni:
Numri i telefonit:
Pozita për të cilën aplikoni:
Kontakti
Mobile 1: 038 606 766 - Zyra Qëndrore
Mobile 2: 0800 800 88 - Zyra Qëndrore (Telefono pa pagesë)
Fix: 0800 800 89 - Kujdesi ndaj klientit