Rreth kompanisë Familja Jusaj ka filluar biznesin e saj privat me karburante në industrinë e naftës që nga viti 1989 në emrin e DukCommerce. Katër vjet më vonë, në vitin 1993 biznesi ka ndryshuar emrin e tij tregtare në Delta Impex. Pas luftës në Kosovë, kanë rikthyer tregtinë e tij origjinale, duke regjistruar biznes të ri në emrin e markës Petrol Company, e cila është plotësisht operacionale që nga viti 2000. Gjatë dekadës së fundit të pranisë së saj në tregun e Kosovës, Petrol Company ka arritur që ta zgjerojë  biznesin nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend, duke u ofruar klientëve të saj, cilësi të produkteve me çmimet më konkurruese.  Sot, Petrol Company operon rrjetin e 28 stacioneve, të cilat janë të shpërndara gjeografikisht në tërë Kosovën, dhe çdo stacion vizitohet nga mesatarisht mbi 1000 konsumatorë në ditë. Të gjitha pikat janë të aneksuara me dyqane, të pajisura plotësisht me pakicë, një pjesë e këtyre pikave janë të pajisura me restaurante të cilat, ofrojnë cilësinë më të lartë të ushqimit në tregun e Kosovës. Petrol Company sh.p.k në kuadër të saj ka edhe kontrollim teknik të automjeteve në qytetin e Prishtinës.  Petrol Company është lider tregu në furnizimin e korporatave dhe institucioneve më të mëdha në Kosovë, me portofolin aktual të rreth 400 marrëveshjeve aktive të blerjes dhe të furnizimit.  Ne aktualisht operojmë me 15 kamionë të cilët janë në pronësi të kompanisë sonë, dhe gjithashtu kemi 15 kamionë të punësuar me autobotë. Deponia (baza) është plotësisht e pajisur më sistemin më të sofistikuar të digjitalizimit me një kapacitet total për ruajtjen e 6000 m3 , të ndërtuara në përputhje me standardet e BE-së, dhe të vendosura në Dobrevë vetëm 6 km distanca nga aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës "Adem Jashari". Kapaciteti i magazinimit të kompanisë për ruajtjen e karburantave është i organizuar si: 800 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e gazit (GLN), 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e benzinës, 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e naftës, 1500 m3 janë caktuar për ruajtjen e naftës së rëndë dhe 1500 m3 hapësirë janë caktuar për ruajtjen e Jet A1 karburantit (kerozinës). Ekipet tona prej rreth 300 të punësuar, janë të trajnuar me standardet më të larta të kujdesit ndaj klientëve dhe rregullisht marrin pjesë në seminare së paku 2 herë në vit, në varësi të gradës së tyre në skemën organizative të kompanisë. Si rezultat i punës dhe përkushtimit të të gjithëve, ne gjithmonë sigurohemi që konsumatorët tanë të jenë të kënaqur më shërbimet e ofruara nga stafi jonë, dhe një nga prioritetet kryesore është shëndeti dhe siguria e stafit tanë, klientëve dhe publikun e gjerë. Ne jemi krenarë të deklarojmë se të gjithë në Petrol Company jetojnë dhe frymojnë vlerat e mësipërme, dhe si një ekip, ne të gjithë angazhohemi në arritjen e vizionit të pronareve Jusaj, për t'u bërë biznesi më i madh dhe me më reputacion në vend.
Misioni Misioni i kompanisë sonë, është të ofrojmë derivate të kualitetit të lartë dhe korrektësi të garantuar, duke qenë gjithmonë një hap përpara të tjerëve. T’i edukojmë klientët tonë, që të kursejnë buxhetin e tyre familjar, sepse duke u furnizuar tek ne, veç çmimeve më të lira në treg, litri është litër, siç është edhe moto e Petrol Company. 
Vizioni Vizioni ynë për të ardhmen është zgjerimi i mëtejshëm dhe objektivi ynë i përgjithshëm është që të rrisim biznesin vit pas viti. Fuqisë sonë financiare i kanë dhënë vlerë klientët, punonjësit dhe bashkëpunëtorët. Kemi staf energjik dhe të përkushtuar, për të zgjeruar vazhdimisht njohuritë si pjesë e një kompanie të madhe siç jemi ne.
Leposaviq Mitrovicë Podujevë Vushtrri Skenderaj Istog Pejë Klinë Drenas Prishtinë F.Kosovë Kamenicë Lipjan Gjilan Ferizaj Malishevë Rahovec Gjakovë Prizren Dragash
Depozitat / Deposits - Dobreve
PIKA KARBURANTI Pronë e Petrol Company
FRANCHISING Përdorimi i brendit Petrol Company
Kontraktorët Kontraktorët që kryejnë shërbime për Petrol Company
SHITJE E DERIVATEVE
SHITJE E DERIVATEVE PETROL COMPANY ju siguron derivate të cilësisë më të lartë se ndonjë nga konkurrentët e kësaj indrustrie. Qëllimi ynë, është që të jemi zgjidhja më e mirë e klientëve për automjetet e tyre. Derivate
RESTAURANTE
RESTAURANTE Si kompani , në pikat e shitjes së naftës, ne ju ofrojmë klientëve tonë edhe vendin ku mund të ushqehen dhe të relaksohen.Ushqimi dhe pijet i plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe
MARKETE
MARKETE Në pikat e shitjes së naftës, ofrojmë produkte ushqimore dhe shërbime, të cilat përmbushin nevojat e konsumatorëve.Tregohet shumë kujdes për cilësinë, shumëllojshmërinë dhe për çmimet më të lira në
KONTROLLIMI TEKNIK
KONTROLLIMI TEKNIK Për ti siguruar nevojat e klientëve tonë, ofrojmë shërbim të shkëlqyer të kontrollimit teknik, të automjeteve të vogla dhe të mëdha deri në 3.5 ton.
Në Petrol Company u hap KFC! Në objektin e rindërtuar të Petrol Company, në Bresje të Fushë Kosovës, është hapur pika e re e rrjetit të ushqimit të famshëm amerikan KFC. Ambienti ku do të jetë KFC-ja në Petrol Company është i ndërtuar sipas standardeve evropiane, deri sa marketi ka një gamë të gjerë të produkteve me një hapësirë dhe parking të mjaftueshëm për shumë vetura. Petrol Company është pompa e parë në Kosovë me brendinë KFC. Menaxherët e Petrol Company kanë treguar se kanë qenë shumë të kujdesshëm dhe i kanë kushtuar vëmendje çdo detaji deri në hapjen e kësaj pike. Nga sot të gjitha në një vend, furnizohu me derivate, shërbehu në market dhe merr ushqimin të shijshëm me vete.Petrol Company dhe KFC ofrojnë shije të re për ju.Gjendemi vetëm 1.3 kilometra larg nga rrethi i Fushë Kosovës, rrugës për në Aeroport.
SUPER OFERTA NË PETROL COMPANY! Petrol Company vazhdon me ofertën e radhës, ashtu siç kanë premtuar se do të kenë shumë surpriza dhe oferta për të gjithë klientët. Kësaj radhe në të gjitha restaurantet e Petrol Company ejani dhe shijoni: kafe + kroasant dhe lëng për vetëm 1 euro, sandwich + ice gratis për vetëm 2 euro, pizza e mesme + golden eagle gratis për vetëm 2.5 euro si dhe oferta familjare 4 pica të mesme + Golden Eagle 1 L gratis për vetëm 10 euro. Ushqimi dhe pijet në këto restaurante i plotësojnë standardet më të larta të cilësisë dhe freskisë. Petrol Company me punën profesionale dhe të suksesshme ka arritur që deri tani të ketë mbi 30 pompa në të gjithë Kosovën, numër ky që po rritet dita ditës. Të gjitha në një vend, jeto më lirë vetëm me Petrol Company! 
Kontakti
Mobile 1: 038 601 057
Mobile 2: 038 601 059
Fix: 038 601 137
Fax: 038 607 655